Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dy aksione të Policisë në rajonin e Prishtinës, konfiskohen narkotikë e mijëra euro

policia anti droga droga

Foto: Policia e Kosovës

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve e Policisë së Kosovës, në dy raste të ndara ka arrestuar 4 persona dhe ka konfiskuar para e substanca narkotike. 

Njëri rast, i koduar si “Pinku” ka ndodhur në Fushë-Kosovë, ku të mërkurën në rrugën “Xhemajl Mustafa” në person është arrestuar në flagrancë duke bërë shitblerje të substancave narkotike me një të dyshuar tjetër. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Gjatë kontrollit të personit të parë janë gjetur 2-qese të vogla të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë: 2 gramë, ndërsa gjatë kontrollit të dyshuarit të dytë dhe veturës së tij janë gjetur:9-qese të vogla të mbushura me pluhur ngjyrë e bardhë e dyshuar substancë narkotike e llojit kokainë me peshë 4.9 gramë , 8-qese të vogla të mbushura me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 12.7 gramë, para të gatshme në vlerë 475 euro që dyshohet se janë përfituar nga shitja e narkotikëve, si dhe dy telefona celular”, thuhet në njoftim.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda dhe në konsultim me të është kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit të parë. 

Gjatë kontrollit thuhet se janë gjetur dhe konfiskuar: Një armë e shkurtë, një sasi e pluhurit të bardhë e dyshuar për narkotik të llojit Kokainë me peshë 15.8 gramë, 79 - copa tableta të dyshuara për narkotik të llojit ekstazi me peshë 37.7 gramë, një sasi e narkotikut te dyshuar te llojit kokaine ngjyre e kuqe me peshe 2.6 gramë, një sasi e narkotikut te dyshuar te llojit mariuhanë me peshë 322.9 gramë, dy peshore digjitale që shërbejnë për matje në sasi të vogla, qese najloni të zbrazura që shërbejnë për paketimin e narkotikëve.

Të dyshuarit pas intervistimit të tyre me urdhër të prokurorit kujdestar janë dërguar në mbajtje për 48-orë.

 

Ndërkohë rasti i koduar si “Dora e Kapur”, ka ndodhur në Prishtinë. 

“Gjatë operacionit, në rrugën ‘Imzot Nikprelaj’, është kapur në flagrancë i dyshuari M/K të cilit i janë gjetur dhe sekuestruar 6 doza të lëndës narkotike të llojit heroinë, me peshë totale 4 gramë. Më pas, gjatë kontrollit në banesën e të dyshuarit M/K janë gjetur dhe sekuestruar rreth 9 gramë hashash (çokollatë) dhe 18 gramë marihuanë”, thuhet në njoftim.

Sipas Policisë është bastisur banesa e të dyshuarit të parë, ku janë gjetur dhe sekuestruar: substancë narkotike e dyshuar për heroinë (52 paketime me peshë totale 14 gramë), një pushkë gjuetie me 9 fishekë, para te gatshme rreth 25,160, një veturë, një peshore, dy telefona mobil si dhe prova të tjera materiale që ndërlidhen me veprën penale.

Foto: Policia e Kosovës