11 vetura janë përfshirë në dy aksidente në autostradën “Ibrahim Rugova” në pasditen e së hënës.
Në dy aksidentet e ndara janë lënduar dy persona.
Sipas policisë, aksidenti i parë ka ndodhur në segmentin Suharekë-Prizren. Aty janë aksidentuar pesë vetura dhe dy të lënduarit janë nga ky aksident.
Aksidenti tjetër ka ndodhur në afërsi të Prizrenit. Aty janë përfshirë gjashtë vetura, ndërsa s’ka të lënduar.
Artikuj të ngjashëm