Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar në dy aksidente trafiku të ndodhura në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Këtë e ka bërë të ditur për KOHË-n zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.
“Rreth orës 18:15 në autostradën Ibrahim Rugova në kilometrin e 36, drejtimi Suharekë – Malishevë, në interval të shkurtër kohor janë shkaktuar dy aksidente trafiku me lëndime trupore. Të përfshira kanë qenë 4 automjete: Tri vetura dhe një kamionetë”, ka thënë Hoxha. “Raportohet se në të dy rastet janë të lënduar 6 persona të cilët kanë marrë trajtim mjekësor në Prizren”.
Tutje ai ka shtuar se njësiti për menaxhimin dhe kontrollin e autostradës i Policisë së Kosovës është marrë me rastet dhe kanë kryer procedurat e nrvojshme ligjore.
-
Pesë të lënduar në aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”
-
Dy aksidente në autostradën “Ibrahim Rugova”, disa të lënduar
-
Pesë të lënduar në një aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”
-
Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, dy të lënduar
-
Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, katër persona të lënduar