Dy persona kanë mbetur të lënduar në dy aksidentet e sotme në Prishtinë. Policia e Kosovës i ka thënë KOHËS se njëri aksident ka ndodhur në rrugën "Bill Klinton" në Prishtinë, ku janë përfshirë tri automjete.
Tutje, në orën 14:00, në një aksident në lagjen Emshir, është përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Vozitësi i kësaj të fundit ka marrë lëndime trupore dhe më pas është dërguar për trajtim mjekësor.
KOHA ka raportuar gjatë ditës edhe për një aksident tjetër të ndodhur në dalje të Prishtinës. Aty nuk është raportuar për të lënduar.
Artikuj të ngjashëm
-
Aksident në Prishtinë, lëndohen katër persona – dy prej tyre policë
-
Aksident mes dy veturave në Prishtinë, lëndohen pesë persona
-
Dy të lënduar në një aksident në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë
-
Një i lënduar në aksidentin mes motoçikletës dhe kamionit në Prishtinë
-
Aksident mes një veture e një motoçiklete në Prishtinë, dy të lënduar