Dy persona janë lënduar në aksidentin e sotëm në të cilin janë përfshirë dy vetura dhe një autobus. Aksidenti ka ndodhur në orën 10:30 në dalje të Prishtinës, afër rrethrrotullimit në drejtim të Fushë Kosovës.
Rastin për KOHËN e ka konfirmuar Policia e Kosovës.
“Sot rreth orës 10:30 në rrethrrotullimin që gjendet në dalje të Prishtinës, në drejtim te Fushë Kosovës ka ndodhur një aksident trafiku në mes të tri automjeteve (dy vetura dhe nje autobus). Si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut” thuhet në njoftimin e tyre.