Lidhur me një rast i cili ka ndodhur në Zone Club, më datë 8 të këtij muaji, ku mbetën të lënduar katër persona, në stacionin policor është paraqitur vullnetarisht një i dyshuar.
Në raportin policor thuhet se i dyshuari ka dorëzuar armën “Sig Sauer” e cila më pas është konfiskuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Kujtojmë se më pas me datë 12.08.2017 rreth orës 02:00, konform detyrimit ligjor, policia ka realizuar një urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku është urdhëruar kontrollimi i një objekti (diskotekë) që gjendet në zonën Industriale në Prishtinë, ZoneClub.
Urdhëresa është lëshuar me datën 11.08.2017, dy ditë pas raportimit të një rasti ‘Shkaktim i rrezikut të Përgjithshëm’, i cili ka ndodhur po në të njëjtin lokacion (Diskotekë), ku u lënduan katër persona. (Në këtë rast është përdorur arma e zjarrit).
Plani operativ është udhëhequr nga hetuesit e stacionit policor Jugu të mbështetur edhe nga Njësiti Speciale Operative si dhe Njësiti për gjurmim me qenë K9, të cilët kanë bërë kontrollimin e objektit si dhe personave që gjendeshin në atë lokacion dhe nuk është gjetur asgjë e dyshimtë, ilegale.