Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dorëzohet personi që kishte gjuajtur me armë në Prizren

Policia e Prizrenit ka njoftuar se lidhur me një rast që ka ndodhur më 20 qershor ku dy grupe rivale kanë shkëmbyer gjuajtje nga armë të zjarrit tanimë një i dyshuar është paraqitur në polici për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

I dyshuari e ka dorëzuar një pistoletë “CZ 999 SCORPION” me tre fishekë të kalibrit 9mm e cila dyshohet të jetë përdor në incident.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe pas intervistës, me urdhër të prokurorit të shtetit i njëjti ndalët nën masën e arrestit.

Ndërkaq policia thotë se pritet të arrestohen edhe të dyshuar të tjerë që tanimë janë në arrati.