Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Plagoset një person në Prizren

Dy persona janë arrestuar në Prizren, të cilët pas një mosmarrëveshje që kanë pasur mes vete njëri ka përdorur armën e zjarrit dhe ka plagosur të dyshuarin tjetër.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore ku kanë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë dhe dy fishekë.

I dyshuari i plagosur pas trajtimit mjekësor së bashku me të dyshuarin tjetër pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Artikuj të ngjashëm