Policia e Kosovës ka bërë me dije se sot rreth orës 17 është vetëdorëzuar i dyshuari për vrasjen e 17 vjeçarit Shkëlqim Pllana.
Lajmin për Koha.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 17 është vetëdorzuar në polici personi i dyshuar (L.P 18 vjeç) për rastin e vrasjes që ndodhi me datën 9 dhjetor në rrugën ‘Gustav Majer’ në Prishtinë”, ka thënë Ahmeti.
17 vjeçari Pllana ishte therur me thikë të shtunën rreth orës 19:10, kurse kishte ndërruar jetë rreth orës 22:00 në QKUK nga plagët e marra.
Motivet e kësaj ngjarjeje tragjike ende nuk dihen.
Shkëlqim Pllana ishte futbollist që mbronte ngjyrat e KEK-ut, kurse më parë kishte luajtur edhe për 2 Korrikun e Prishtinës, raporton Koha.net.
-
Vokrri ngushëllon familjen Pllana për vdekjen e 17 vjeçarit
-
Pas një jave në arrati, dorëzohet i dyshuari për plagosjen në Prishtinë
-
Vetëdorëzohet në Polici i dyshuari për vrasje në Gjakovë
-
Vdiq një polic në Prishtinë, policia po e heton rastin
-
Policia nis hetimet për vdekjen e një 47-vjeçari në “Dardani”