Dogana e Kosovës ka njoftuar të premten se ka zbuluar në Prishtinë një hapësirë të fshehur të cilës i është referuar si bunker, për mbajtjen e barnave.
Sipas njoftimit, gjatë kontrollit të kryer në një barnatore në kryeqytet, ka zbuluar hapësirën ku fshiheshin mallrat e kontrabanduara.
“Pas pranimit të informatave përsëri përmes aplikacionit e-dogana lidhur me parregullsitë potenciale, zyrtarët doganorë kanë organizuar një kontrollë në një barnatore në Prishtinë. Gjatë kontrollimit janë hasur në barna të kontrabanduara si dhe hapësirën e veçantë për fshehjen e mallrave të kontrabanduara. Medikamentet janë sekuestruar dhe ndaj pronarit është iniciuar procedurat kundërvajtëse. Aplikacioni i lansuar nga dogana si dhe bashkëpunimi me qytetarët po jep rezultate çdo ditë, derisa dogana inkurajon qytetarët që të përcjellin informata pasi njësitet tona janë të gatshme për të verifikuar informatat”, thuhet në njoftim.
-
Në një barnatore në Pejë zbulohet një bunker ku mbaheshin barna të kontrabanduara
-
Zbulohet bunkeri brenda një barnatoreje në Ferizaj, gjenden afro 1200 paketime të barnave pa banderola
-
Kapen mbi 350 lloje medikamentesh të kontrabanduara në barnatoret e Prishtinës
-
Dyshimet për kontrabandim të barnave, Dogana zhvillon aksion në disa barnatore në Prishtinë
-
Në dy barnatore kapen barna pa banderola, të fshehura në bunkerë