Dogana në Stuttgart ka sekuestruar 250 kilogramë suxhuk dhe produkte mishi që po kontrabandoheshin nga Kosova në Gjermani. Zbulimi është bërë në një autobus të dielën në mëngjes.
Sipas njoftimit të Doganës, zyrtarët sekuestruan edhe mallra tjera të kontrabanduara në terminal të autobusëve në Aeroportin e Stuttgartit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSiç është njoftuar, oficerët shënjestruar një autobus nga Kosova për kontroll më të detajuar. “Era e rëndë që vinte nga disa çanta në zonën e ngarkesës konfirmoi shpejt dyshimin e tyre për produkte ushqimore të paligjshme. Në total oficerët sekuestruan 252.8 kg produkte mishi gjatë inspektimit”, tha “SWR.de”.
Po ashtu u gjetën edhe cigare të kontrabanduara, dritare alumini, një kuzhinë dhe kondicioner.
Po ashtu u sekuestrua edhe një qen i racës Maltipoo.
Ndaj dy shoferëve të autobusit dhe një mbledhësi mallrash në stacionin e autobusëve janë nisur procedura për evazion fiskal. Po ashtu shoferët e autobusëve përballen me gjobë për importim të paligjshëm të produkteve të mishit.
“Ngrirësi që përmbante mbi 250 kilogramë produkte të paligjshme të mishit dhe suxhuk ndodhet tani në zyrën kryesore doganore të Stuttgartit. Sipas zyrtarëve doganorë, rregulloret e rrepta veterinare për importimin e produkteve shtazore kanë për qëllim parandalimin e futjes së sëmundjeve të kafshëve në BE nga vendet jo-anëtare të BE-së”, tha “SWR.de”.