Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Djali rrah babanë 70-vjeçar në Shtime, arrestohet

Policia e Kosovës arrestoi të dielën një person në Shtime, me dyshimin se shkaktoi dhunë në familje.

Policia njoftoi të hënën, se rasti ndodhi në fshatin Godanc i Epërm, ku një 24-vjeçar me inicialet B.A., dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje, sulmoi babanë 70-vjeçar, R.A.

“Policia, të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime dhe me vendim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, ai është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore. Rasti është cilësuar ‘dhunë në familje’”, thuhet në njoftimin policor.

Artikuj të ngjashëm