Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet 32-vjeçari në Shtime pasi kanosi babanë e tij

Një person në Shtime është arrestuar për dhunë në familje.

Sipas një komunikate për media, Policia njoftimin e ka marrë të shtunën në mbrëmje për një rast dhune në fshatin Pjetershticë të Shtimes.

Në lidhje me rastin është arrestuar personi me inicialet L.G. 32-vjeçar, i cili për shkak të një mosmarrëveshje për një veturë, ka kanosur babanë e tij me inicialet S.G. 61-vjeçar dhe i ka shkaktuar dëme materiale në garazhin e veturës.

Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor të Shtime dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore të Ferizajt është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.