Është arrestuar një person në Shtime nën dyshimin se ai kishte kanosur verbalisht babanë e tij në lidhje me një mosmarrëveshje që patën rreth blerjes së një veture.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Shtime 07.05.2022-23:38. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me viktimën mashkull kosovar, babanë e tij rreth blerjes së një veture e kishte kanosur verbalisht atë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet 32-vjeçari në Shtime pasi kanosi babanë e tij
-
Arrestohet një person për kanosje të zyrtarit policor pas shqiptimit të një gjobe
-
Kanos babanë, djali i mitur në pranga
-
Po kërkohej për vrasje në tentativë, arrestohet 32-vjeçari në Shtime
-
Arrestohet në Fushë-Kosovë babai që kërcënoi gjyqtarin gjatë seancës për djalin e tij