Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohen katër të dyshuar për dhunë në familje

arrestim

Foto: Ilustrim

Katër raste të dhunës në familje janë iniciuar në Policinë e Kosovës.

Sipas njoftimit, në Prishtinë është arrestuar një burr i cili dyshohet se derisa kishte qenë në veturë së bashku me nënën e tij, e kishte kanosur atë dhe mbajt për dore, duke mos e lejuar të dalë nga vetura, e cila si pasojë ka pranuar tretman mjekësor. Policia ka bërë të ditur se o dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ndërkaq në Shtime një grua ka raportuar se burri i saj në vazhdimësi ushtron dhunë fizike dhe psikike ndaj saj dhe fëmijëve të tyre. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe pas intervistimit të palëve rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

E në Shtime, një grua ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga babai i saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.

Ndërkaq në Suharekë për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur me datën 15.11.2021 është arrestuar një i dyshuar dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.