Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një person në Shtime për dhunë në familje

Arrestim

Policia e Kosovës ka arrestuar në Shtime një person 48-vjeçar pasi dyshohet se ka shkaktuar dhunë familjare.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së premtes, rreth orës 23:40, në rrugën "Ahmet Shtimja".

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar B.S., mashkull shqiptar, shtetas i Gjermanisë, i cili pas mosmarrëveshjeve me bashkëshorten e tij H.S., 37 vjeç, ka shkaktuar dhunë në familje duke tentuar t’i marrë me dhunë dy fëmijët e tyre.

“Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa H.S. kthehet te prindërit e saj”, thuhet në njoftimin e Policisë të shtunën.