Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet një person në Shtime për veprën “dhunë në familje”

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Shtime, nën dyshimin se i ka shkaktuar dhunë psikike bashkëshortes. Arrestimi i 32-vjeçarit u krye të dielën (20 mars) në orën 11:00, në rrugën “14 Dhjetori”, derisa viktimës A.V., 27-vjeçare, thuhet se në vazhdimësi i ka ushtruar dhunë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit L.V., i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve nga Prokuroria Themelore e Ferizajt.

“Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Shtime dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore të Ferizajt është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore”, thuhet në njoftimin e Policisë.