Një person është arrestuar të mërkurën pasdite për dhunë në familje.
Policia është lajmëruar për rastin e ndodhur në Shtime, në rrugën “Tahir Sinani”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas njoftimit të Policisë, 33-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe ajo më pas është dërguar për trajtim mjekësor për shkak të lëndimeve që ka pësuar.
“Policia menjëherë i ka marrë veprimet e nevojshme dhe ka dalë në vendin e ngjarjes dhe rreth orës 16:00 ka arrestuar personin me inicialet J.M., i cili shkak i një mosmarrëveshje ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij me inicialet E.M. e moshës 33 vjeçare. Ajo kishte pranuar edhe trajtim mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.