Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Disa të lënduar nga një aksident mes dy veturave dhe një traktori në Istog

Një aksident mes dy automjeteve dhe një traktori ka ndodhur në Istog.

Zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi ka thënë se nga aksidenti kanë mbetur shumë të lënduar, derisa ende nuk dihet numri i tyre.

“Ka shumë të lënduar. Aksidenti ka ndodhur mes dy automjeteve dhe një traktori bujqësor. Aktualisht nuk mund ta them numrin e saktë të të lënduarve”, ka thënë Gashi për Kohën.