Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të dielën në dalje të Vushtrrisë në drejtim të Skenderajt.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka thënë se aksidenti ka ndodhur mes një traktori dhe një veture, ndërsa i lënduar ka mbetur drejtuesi i traktorit.
I lënduari është dërguar për tretman mjekësor.
“Shoferi i traktorit ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Zahiti.
Artikuj të ngjashëm
-
Një i lënduar në aksidentin mes veturës dhe traktorit në Nabërgjan të Klinës
-
Një i lënduar nga aksidenti mes veturës dhe trenit në Fushë-Kosovë
-
Një i lënduar në aksidentin mes veturës dhe motoçikletës në “Muharrem Fejza” të Prishtinës
-
Dy të lënduar në aksidentin mes trenit dhe një veture në Grabovc
-
Katër të lënduar në një aksident mes dy veturave në Prishtinë