Policia ka dhënë detaje të reja lidhur me aksidentin në fshatin Dobrushë të Istogut ku mbeti një i vdekur dhe nëntë persona u lënduan.
Përmes një komunikate për media, Policia ka thënë se aksidenti ka ndodhur në orën 22:40, mes dy veturave dhe një traktori.
Dyshohet se deri te aksidenti ka ardhё si pasojё e mospёrshtatjёs sё shpejtёsisё dhe tejkalimit tё pasigurtё.
“Nё vendin e ngjarjёs kanё arritur zjarrёfikёsit dhe autoambulanca, dhjetë personat e pёrfshirё nё aksident janё dёrguar me autoambulancё dhe me automjete private nё Spitalin Rajonal nё Pejё, pёr tretman mjekёsor, aty nga mjekёt kujdestarё ёshtё konstatuar vdekja e njёrit nga personat e lënduar”, thuhet në njoftim.
Me urdhër të Prokurorit të shtetit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.
-
Vdiq një person në një vetaksident në Dobrushë të Istogut
-
Disa të lënduar nga një aksident mes dy veturave dhe një traktori në Istog
-
Aksident i rëndë në Cërrc të Istogut, një person humb jetën
-
Aksident në një fshat të Istogut, tre të lënduar dërgohen në Spitalin e Pejës
-
Dy të vdekur në një aksident trafiku në Istog