Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Disa persona sulmojnë rojen e pyllit në Kolovicë

Raportohet se disa persona kanë sulmuar rojen e pyllit në Kolovicë të Prishtinës dje rreth orës 14:25, transmeton Koha.net.

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se, “viktima përderisa ishte duke inspektuar së bashku më dy kolegë të tij është sulmuar fizikisht nga disa persona, të cilët ishin duke transportuar dru me një traktor”.

Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes ndërsa rasti është duke u hetuar, thotë PK.

Artikuj të ngjashëm