Një veturë është djegur të martën në fshatin Gllamnik të Podujevës, e në të dyshohet se ka qenë edhe një person.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, e ka konfirmuar për KOHËN, duke thënë se vetura Golf 7 ishte me targa serbe.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Vetura është me targa të shtetit serb. Hetimet po vazhdojnë”, ka thënë ai.
Prokuroria Themelore e ka konfirmuar se në veturë pati mbetje të eshtrave të njeriut.
KOHA sjell pamje të veturës së djegur në Gllamnik. Pos ekipeve policore, në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet e mjekësisë ligjore.








Policia e Kosovës ka qenë e paqasshme në thirrjet e KOHËS në tentimin për ta konfirmuar këtë rast.