Një veturë është djegur në mbrëmjen e së hënës në Leposaviq. Bëhet fjalë për veturën e nënkryetares së Komunës së Leposaviqit, Dragana Miletiq.
Zëvendësdrejtori i Policisë në veri, Veton Elshani, ka thënë për KOHËN se nga zjarri është përfshirë një pjesë e veturës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka thënë se kjo nuk mund të lidhet me çështjen e konvertimit të targave ilegale në RKS.
Elshani ka thënë se janë duke u zhvilluar hetimet për rastin.
Në fillim të qershorit, një person ishte arrestuar nën dyshimin se pati kërcënuar Miletiqin, sipas njoftimit të ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla.