Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka quajtur akt kriminal djegien e veturës së nënkryetares së Leposaviqit, Dragana Miletiq.
Ajo ka shkruar në rrjetin social X se ky veprim synon të përhapë frikë të serbët “dhe të pengojë integrimin e tyre”.
“Djegia e veturës së nënkryetares së komunës së Leposaviqit, znj. Dragana Miletiq, është një vepër kriminale që synon të përhapë frikë tek serbët vendas dhe të pengojë integrimin e tyre në institucionet e Kosovës”, ka thënë Osmani.
Sipas presidentes, autorët e këtij akti do të përballen me drejtësinë.
Artikuj të ngjashëm
-
I digjet vetura nënkryetares së Leposaviqit, Miletiq thotë se sulmi nuk e spraps
-
Digjet vetura e nënkryetares së Leposaviqit
-
Osmani për rrëmbimin e qytetarit serb në Kosovë: Provokim i rëndë nga Serbia
-
Serbi që gjeti eksplozivin nën veturë thotë se vepra ishte mesazh kërcënues
-
Lista Serbe mohon akuzat për djegien e lokalit të nënkryetares së Zveçanit