Policia e Kosovës ka njoftuar se sot është përfshirë nga flakët një shtëpi në Uglar të Zubin-Potokut.
Sipas njoftimit, zjarri ka përfshirë një kat shtëpie që më herët kishte shërbyer si shtyp-shkronjë, duke shkaktuar dëme materiale.
Bëhet e ditur se nuk ka të lënduar nga rasti.
“Lidhur me rastin, njësitë e Hetimeve Rajonale në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicë Veri janë duke e trajtuar çështje, ku ne lidhje me këtë është njoftuar edhe eksperti i zjarreve për të përcaktuar shkakun e zjarrit. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është inicuar rasti ‘Shkaktim i rrezikut të përgjegjshëm’”, thuhet në njoftim.
Nuk bëhet e ditur nëse ka të arrestuar apo të dyshuar lidhur me rastin.
Artikuj të ngjashëm
-
Digjet një veturë në veri, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme
-
Gjenden municion, armë e pajisje ushtarake në tri shtëpi të pabanuara në Zubin-Potok
-
Policia gjen armë e municion në tri lokacione në veri
-
Kosovari dënohet me 14 muaj burgim pasi shkaktoi zjarr me cigare në një objekt në Ulqin
-
Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Prishtinë, lëndohet një person