Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Digjet një shtëpi në Mitrovicë, vdes një 80 vjeçar

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 15:00 është raportuar se në rrugën “Nexhip Draga”, në Mitrovicë një shtëpi ishte kapluar nga zjarri.

Pas intervenimit të njësive të zjarrfikësve, brenda shtëpisë pa shenja jete është gjetur një person i moshuar rreth moshës 80 vjeçare.

Sipas të dhënave të para, viktima thuhet të jetë vetë pronari i shtëpisë, përcjell kp.

Njësi Policore janë në vendin e ngjarjes.