Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një person gjendet i vdekur në Mitrovicë

Foto: Enis Imeri / Koha

Një person është gjetur i vdekur paraditen e së shtunës në shtëpinë e tij në Mitrovicë.

Lajmi është konfirmuar edhe nga policia e Kosovës. Zëdhënësi Avni Zahiti ka bërë të ditur se rasti është iniciuar si vdekje e dyshimtë, ndërsa viktima është një 38-vjeçar.

Ai ka thënë për KOHËN se trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Prishtinë.

Artikuj të ngjashëm