Disa lokale dhe tezga pranë pazarit të vjetër në Prishtinë janë kapluar nga zjarri të enjten mbrëma.
Abdusamed Shkodra nga Brigada e Zjarrfikësve i tha KOHËS se ekipet po merren me shuarjen e zjarrit dhe pos dëmeve materiale s’ka të lënduar.
“Janë përfshirë disa tezga të vjetra te pazari aty. Ekipet janë aty dhe po merren me rastin. S’ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Do t’iu mbajmë të informuar”, tha ai.
KOHA ka siguruar pamje të zjarrit.
Rastin e konfirmoi edhe Policia e Kosovës.
Edhe
Digjen disa lokale te Tregu i Gjelbër në Prishtinë
“Sot rreth orës 22:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në tregun e gjelbër në Prishtinë. Në vendngjarje janë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin. Bazuar në të dhënat e deritanishme, është raportuar vetëm për dëme materiale”, njoftoi Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.
-
Një zjarrfikës pësoi lëndime gjatë intervenimit në qendrën tregtare që e kaploi zjarri
-
Zjarr në një qendër tregtare në rrugën Fushë-Kosovë – Prishtinë, s’ka të lënduar
-
Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Prishtinë, lëndohet një person
-
S’ka të lënduar nga zjarri në parkingun e një qendre tregtare në Prishtinë