Një person është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje pasi ka dhunuar një të mitur në datat 11-12 mars në Viti.
Sipas raporteve mjekësore, është parë se janë elementet që konfirmojnë se vajza është dhunuar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka dhunuar viktimën femër kosovare-e mitur. Viktimës iu është bërë ekzaminimi mjekësor dhe në bazë të raporteve ekzistojnë elemente të kryerjes së veprës së dhunimit”, ka njoftuar Policia në raportin 24-orësh.
Familjarët e të dyshuarit kanë dorëzuar raporte mjekësor ku thuhet se i dyshuari ka diagnozën prapambetje mendore e shkallës së lehtë.
Artikuj të ngjashëm