Të paktën tri raste të dhunës në familje janë raportuar të hënën në Policinë e Kosovës.
Në një rast, në Prizren, një burrë i komunitetit rom ka raportuar në Polici se pas një mosmarrëveshje është goditur me një shkop druri nga i biri i tij. Viktima ka pranuar lëndime të rënda trupore, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Dhunë në familje është raportuar edhe në Suharekë. Aty një burrë raportohet se ka sulmuar bashkëshorten e tij, që ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
Në Istog, është arrestuar një burrë i komunitetit egjiptian, me probleme mendore, pasi kishte sulmuar prindërit e tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.