Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë e ka raportuar për dhunë në familje djalin e tij. Sipas Policisë pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Rasti ka ndodhur të enjten në Prizren.
“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se djali i tij i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se ka ushtruar dhunë në familje. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.
Artikuj të ngjashëm
-
I riu zhduket në Prizren, babai raporton rastin në Polici
-
Raportohet për një rast dhunimi në Prizren
-
Katër raste të dhunës në familje në 24-orët e fundit në Kosovë
-
Raportohen katër raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë
-
Lirohet në procedurë të rregullt djali me probleme psikike që sulmoi babanë