Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur 12 raste të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm në vend.
Raportohet se në Komunën e Vitisë një grua ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është goditur nga disa predha të armës së zjarrit. Ajo dërguar në Emergjencën e Gjilanit dhe raportohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në Prishtinë janë shkaktuar tri raste të tilla ku policia njofton është shtënë me armë në ndërrimin e moteve. Një veturë është dëmtuar, një personit i janë konfiskuar dy armë zjarri dhe 25 gëzhoja ndërsa një tjetri i është dëmtuar muri i shtëpisë.
Në Komunën e Pejës dhe të Deçanit janë shkaktuar të shtëna me armë zjarri ku si pasojë i është dëmtuar vetura një personi dhe një tjetri i janë dëmtuar xhamat e derës dhe tavani i shtëpisë.
Tutje, në Ferizaj, Prizren, Rahovec dhe Mitrovicë të Jugut janë raportuar raste të njëjta ku disa vetura kanë marrë dëmtime. Në Komunën e Istogut është arrestuar një person pasi ka shtënë me armë AK-47 dhe i janë gjetur 17 gëzhoja.
Edhe
15 raste të gjuajtjes me armë në ditën e parë të 2023-s, një i lënduar
Me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Rast i njëjtë ka ndodhur në Skenderaj, ku një person është arrestuar pasi është kapur me armën AK-47 me një karikator të zbrazët.