Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dhanë fajde 20 mijë e kërkonin 73 mijë euro, arrestohen dy të dyshuarit

Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt ka njoftuar se ka arrestuar dy të dyshuar për fajde.

Ata janë arrestuar pasi që Policia me 24 janar të këtij viti kishte pranuar një informacion nga një burrë, kosovar i moshës 54 vjeçar, për një rast të fajdesë që ka ndodhur në Ferizaj, për të cilin kishin nisur hetimet.

“Nga hetimet e para, intervistimit të viktimës, është mësuar se dy persona i kishin dhënë fajde një shumë prej 20 mijë eurosh, për ta detyruar atë t’i kthejë shumën prej 73 eurosh, edhe pse deri më tani shumën prej 60 eurosh , viktima u kishte paguar të dyshuarave”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Të arrestuarit janë të moshës 50, respektivisht 49-vjeçar dhe pas intevistimit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Pas një pune intensive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, pas zbatimit të masave të fshehta të vëzhgimit dhe mbledhjes së provave të nevojshme, hetuesit rajonal i kanë identifikuar e më pas sot, datë 10.02.2023 i kanë arrestuar dy të dyshuarit: A.G (M/K) i moshës 50 vjeçar dhe F.G (M/K) i moshës 49 vjeçar, të cilët i kanë shoqëruar në Policinë Rajonale të Ferizajt, përkatësisht në Sektorin Rajonal të Hetimeve dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit të rastit dërgohen në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore me dyshimin se kanë kryer veprën penale ‘Fajdeja’”, thuhet në njoftim.