Dy persona janë arrestuar të martën në Ferizaj nën dyshimin se të njëjtit janë përfshirë në veprën penale “Fajde”.
Të dyshuarit A.Z. i moshës 41-vjeçare dhe A.Z. i moshës 36-vjeçare, raportohet se kanë marrë fajde nga viktima e këtij rasti që dyshohet se kishte paguar rreth 11 mijë euro për një shumë të caktuar të të hollave në janar të vitit të kaluar.
“Në lidhje me këtë hetuesit rajonal pas një pune intensive, grumbullimit të informacioneve në terren, nën autorizim të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, sot me datë 22.03.2021 rreth 12:30 kanë arrestuar dy persona me inicialet A.Z (M.K) i moshës 41 vjeçar dhe A.Z (M/K) i moshës 36 vjeçar me dyshimin se kanë kryer veprën penale ‘Fajde’, ku viktima e këtij rasti dyshohet se kishte paguar fajde rreth 11.000 euro për një shumë të caktuar të të hollave”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia të dyshuarit i ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit rajonal, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, të njëjtit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.