Një operacion antidrogë në mesditë në zonën e “Varrit të Bamit” në Tiranë, ka përfunduar me ndalimin për një moment të një gazetari, pasi shënjestra, që dyshohej se ishte trafikant që shpërndante lëndë narkotike u arratis, madje duke rrezikuar jetën e njërit prej agjentëve të policisë.
Në pamjet të cilat i ka publikuar ABC NEWS shihet se si agjentët nuk arrijnë të ndalojnë makinës tip “Benz” .
E pasi dështon arrestimi i këtij të dyshuari, agjentët ndalojnë dhe shtrijnë për tokë gazetarin e NEWS 24 i cili filmonte operacionin.
Në pamjet e publikuara shihet se si policët fjalosën edhe me qytetarët e rastit, teksa një banore e zonës dëgjohet duke thënë “mos më prek me dorë”.
Artikuj të ngjashëm
-
Policia bllokon News24 dhe mediat e tjera të “Focus Media Group”
-
24 të arrestuar në Tiranë për trafikim droge
-
Polici grek dhe një shqiptar arrestohen me 102 kilogramë marihuanë
-
Operacion i madh antidrogë në Shqipëri, arrestohen dhjetëra persona
-
Mehmeti: Një vozitës i KOHËS ka mbetur i bllokuar në Komunën e Zveçanit