Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me tre vjet burg dhe 1 mijë euro gjobë E.XH. i cili akuzohet se ka kryer veprën vjedhje e rëndë.
Ai akuzohet se më 12 maj 2018 në Ferizaj ishte futur në një shtëpi të huaj dhe kishte vjedhur 300 euro të gatshme dhe ari me vlerë prej 100 eurove.
“Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt”, thuhet në njoftim.
Artikuj të ngjashëm
-
Dy vjet e gjysmë burgim dhe 400 euro gjobë për vjedhje në Ferizaj
-
Tre vjet e katër muaj burgim dhe gjobë për personin që kreu vjedhje
-
Dënohet me tre vjet burgim për vjedhje të rëndë një person në Pejë
-
I pandehuri nga Ferizaj dënohet me burgim dhe gjobë për vjedhje
-
Arrestohet një 49-vjeçar në Ferizaj për vjedhje