Gjykata Themelore në Prizren ka dënuar me një vit burgim dhe 500 euro gjobë të akuzuarin D.B. nga Prizreni për shkak të veprës penale ‘vjedhje e rëndë në tentativë’.
Në njoftim theksohet se më 30 dhjetor të vitit 2017, i dyshuari kishte tentuar të kryente një vjedhje, por s’kishte arritur të realizonte planin.
Në rrugën “Xhevdet Berisha” në Prizren, në shtëpinë e të dëmtuarit K.K., i pandehuri D.B. kishte tentuar vjedhjen, duke shfrytëzuar mungesën e prezencës së banorëve në shtëpi. Ai përmes kaçavidës e me përdorim të forcës kishte hapur dyert e oborrit dhe duke tentuar ta hapë roletën e një dritareje, ai kishte dështuar të hynte brenda.
I dyshuari ishte larguar pa u vërejtur nga të tjerët.
Artikuj të ngjashëm
-
Dënohet me një vjet burg dhe 300 euro gjobë një person në Prizren
-
Dy persona në Prizren shpallen fajtorë për vjedhje të rëndë
-
Prizren, një vit burgim dhe 500 euro gjobë për të akuzuarin që vodhi 238 euro në market
-
Dy vjet burgim e 500 euro gjobë sepse vodhi 1200 euro në shtëpinë e një personi
-
Një vit burgim dhe 500 euro gjobë pasi kreu një vjedhje të rëndë