Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dënohet me 3 vjet e 6 muaj burgim i akuzuari për pjesëmarrje në ISIS

I akuzuari Sadri Nerjovaj është dënuar me 3 vjet e 6 muaj burgim, për organizim dhe pjesëmarrje në grupin terrorist ISIS.

Aktgjykimi është shpallur të hënën, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, nga gjykatësi Lutfi Shala, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas këtij aktgjykimi, në dënimin me burgim, të akuzuarit Nerjovaj do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

Gjykatësi Shala ka vendosur që të akuzuarit Nerjovaj t’i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi.

I akuzuari Nerjovaj në seancën e 16 shkurtit, e ka pranuar fajësinë për organizim dhe pjesëmarrje në grupin terrorist ISIS.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale më 18 nëntor 2021, Sadri Nerjovaj akuzohet se fillimisht më 3 nëntor 2014, me paramendim dhe me dashje së bashku me bashkëshorten e tij Vildane Ismajli, kanë lëshuar territorin e Republikës së Kosovës në atë mënyrë që përmes vendkalimit kufitar Hani i Elezit kanë udhëtuar për në Shkup – Republika e Maqedonisë dhe se të nesërmen me autobus kanë udhëtuar për në Suedi e që edhe pas dy muaj qëndrimi, përmes lidhjeve të caktuara me qëllim që t’i bashkëngjiten organizatës terroriste ISIS në Siri.

Edhe Gjykata në Prishtinë dënon me rreth 5 vjet burgim një person për pjesëmarrje në grup terrorist Kronikë Gjykata në Prishtinë dënon me rreth 5 vjet burgim një person për pjesëmarrje në grup terrorist

Gjithnjë sipas aktakuzës, i akuzuari Nerjovaj më pas është pajisur me dokument të përkohshëm identifikimi dhe me këtë rast edhe ka vijuar ushtrimet fizike, taktike dhe luftarake i pajisur me armë të zjarrtë AK-47 ka marrë pjesë aktive në luftërat e ISIS-it dhe më pastaj është dorëzuar tek Forcat Demokratike Siriane, ku ka qëndruar deri më 17 korrik 2021, me të cilin rast edhe është riatdhesuar në Kosovë.

Me këtë, ngarkohet se ka kryer veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist” nga neni 143, par. 2 të Kodit Penal, ku kryesi dënohet me burgim prej pesë deri në 10 vjet. /BetimipërDrejtësi