Prizren- Gjykata Themelore në Prizren ka dënuar Murat Ademin me 25 vite burgim për veprën penale “Vrasje e rëndë”, Resmije Bytyqin me 20 vite burgim për “Shtytje në vrasje të rëndë”, Fadil Fetiun me 12 vite burgim për “Ndihmë në vrasje të rëndë”. Ndërsa, Reshat Ademi është liruar nga akuzat për “Vrasje të rëndë”.
Aktgjykimi ndaj të akuzuarve për vrasjen e Abdein Bytyqit më 2016 në Suharekë, është shpallur të mërkurën nga kryetari i trupit gjykues, Xheladin Osmani.
Sipas këtij aktgjykimi, të akuzuarit Murat Ademi, në dënimin me 25 vite burgim do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim prej datës 18 tetor 2016.
Resmije Bytyqi, në dënimin me 20 vite burgim do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim prej datës 18 nëntor 2016.
Fadil Fetiut, në dënimin me 12 vite burgim do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim prej datës 8 nëntor 2016 deri më 8 korrik 2017.
Edhe
Nga 25 vjet burgim të akuzuarve për vrasjen e 2016-s në Suharekë, viktima ishte djegur
Ndërsa, Reshat Adem u lirua nga akuzat për veprën penale të vrasjes së rëndë, pasi që nuk u provua se i njëjti ka kryer vepër penale e cila i vihet në barrë.
Gjithashtu, të akuzuarit obligohen që të paguajnë shpenzimet procedurale në shumën prej 2 mijë e 500 euro, secili veç e veç, ndërsa për të akuzuarin Reshat Ademi shpenzimet procedura do të bien në barrë të gjykatës.
Po ashtu, në emër të fondit për kompensimin e viktimave të krimit, ata do të paguajnë nga 50 euro, të gjitha këto në afat prej 15 ditësh kur aktgjykimi bëhet i formës së prerë.
Ndryshe, lidhur me këtë akuzë, Gjykata Themelore në Prizren, më 7 tetor 2019, e kishte shpallur fajtor për vrasje të rëndë, Murat Ademin dhe të njëjtin e kishte gjykuar me 25 vjet burgim.
Resmije Bytyqi, e cila kishte qenë bashkëshorte e të ndjerit, për veprën penale të shtytjes në vrasje të rëndë, ishte dënuar me 20 vjet burgim.
I akuzuari Fadil Fetiu, ishte shpallur fajtor për ndihmë në kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë dhe për këtë, ishte gjykuar me 12 vjet burgim.
Kurse, i akuzuari tjetër, Reshat Ademi, nga gjykata e shkallës së parë ishte shpallur i pafajshëm për veprën penale të vrasjes së rëndë në bashkëkryerje.
Sipas aktgjykimit, të akuzuarve Ademi dhe Bytyqi, në dënim do tu llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga 18 tetori 2016 deri në plotfuqishmëri të aktgjykimit, kurse të akuzuarit Fetiu, do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga 18 nëntori 2016 deri më 28 qershor 2017, si dhe prej datës 20 maj 2019 e deri në plotfuqishmëri të aktgjykimit.
Edhe
24 vjet burgim për vrasjen e shokut për 20 euro, Apeli vërteton dënimin
Ndërsa vendimin e Gjykatës së Prizrenit, pas ankesave Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim pasi që sipas Gjykatës së Apelit në arsyetim nuk janë dhënë arsyet për faktet vendimtare të çështjes dhe se nuk ka marë parasysh vërejtjet e mbrojtësve të të akuzuarve e po ashtu ka udhëzuar që të dëgjojë edhe dy policët me të cilët kishte bashkëpunuar një i akuzuar.
Po ashtu Gjykata e Apelit në vërejtjet e saj e ka udhëzuar gjykatën e shkallës së parë që të precizoj se rastin konkret “a kemi të bëjmë me vrasje mizore apo dinake apo me të dy këto lloj vrasjesh, pasi nga vendimi i parë i Gjykatës së Prizrenit nuk është e qartë se gjykata për cilën formë të vrasjes është përcaktuar.
Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prizren, i akuzon Murat dhe Reshat Ademin se me 6 tetor 2016, pas marrëveshjes paraprake, kanë privuar nga jeta, në mënyrë mizore, të ndjerin Abedin Bytyqi kurse, Resmije Bytyqin e akuzon për shtytje në kryerjen e vrasjes.
Fadil Fetiu fillimisht akuzohej për mos lajmërim të veprës penale, mirëpo, më 7 maj 2019, e kishte ndryshuar aktakuzën sa i përket Fetiut, ashtu që të njëjtin e ka ngarkuar me veprën penale të ndihmës në kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë.
Sipas aktakuzës, vëllezërit Ademi, janë takuar gjatë vitit 2016 me të akuzuarën Resmije Bytyqi, të cilën e kanë vajzë të axhës dhe ajo u është ankuar atyre se bashkëshorti i saj, viktima, po e keqtrajtonte atë, duke e rrahur.
Më pas, sipas organit të akuzës, ajo u kishte kërkuar atyre që ta vrasin burrin e saj, duke u thënë se nëse ata nuk munden ta bëjnë vrasjen, ajo do ta angazhonte dikë tjetër për ta kryer një gjë të tillë.
Në dispozitivin e aktakuzës thuhet se i akuzuari Murat Ademi, i shtyrë nga e akuzuara Bytytqi, ka shkuar në shtëpinë e të akuzuarit Fadil Fetiu, ku i ndjeri po punonte në instalimet elektrike dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit e ka rrëmbyer tani të ndjerin.
Tutje, në aktakuzë thuhet se Murat Ademi e ka lidhur viktimën dhe e ka dërguar në një vend të panjohur ku e priste i akuzuari tjetër Reshat Ademi dhe më pas të dytë e kanë goditur atë me mjete të forta duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Edhe
27 vjet e 8 muaj burgim për të akuzuarit për vrasjen në Fushë-Kosovë
Gjithnjë sipas aktakuzës, të akuzuarit pasi e kanë rrahur viktimën, të njëjtin e kanë mbytur duke ia vënë zjarrin dhe më pas e kanë groposur.