Arbëri

Familja kërkon drejtësi për vrasjen e mistershme të Abedin Bytyqit, Apeli kthen rastin në rigjykim

“Ani e kanë vra, e kanë vra, po pse me ja kall trupin se?” Kësaj pyetjeje nuk po i gjen kurrsesi përgjigje tash e 4 vjet Avdi Bytyqi, për vrasjen e djalit të tij Abedinit.

44-vjeçari Abedin Bytyqi nga Semetishti i Suharekës, u zhduk në mënyrë të mistershme gjatë tetorit të vitit 2016, e tek pas 3 muajve kërkimi, trupi i tij u gjet në një mal i groposur e i djegur.