Kronikë

Dëmtohet një pjesë e kanalit të Ibër-Lepencit

Kanali i Ibër-Lepenci

Kanali i Ibër-Lepencit (Ilustrim)

Foto: Driton Paçarada

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është dëmtuar një pjesë e kanalit të Ibër-Lepencit. 

Sipas Policisë persona të panjohur me mjete të panjohura kanë dëmtuar bypasin. 

Për rastin është njoftuar në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.  Dyshohet se ka ndodhur mes 22 dhe 25 nëntorit. 

“Zubin Potok  22-25.11.2025 - NN. Është raportuar se persona të panjohur me mjete të forta kanë dëmtuar një pjesë të kanalit të Ibër-Lepencit (bajpas-it)”, ka njoftuar Policia e Kosovës.