Policia e Kosovës, në raportin e saj 24 orësh, ka treguar se gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur dy raste të dëmtimit të objekteve qeveritare.
Në rrugën “Fazli Grajqevci”, në Prishtinë, më 05.09.2017 në orën 14:17, raportohet se një person i panjohur ka hedhur një guri dhe ka dëmtuar një xham në objektin e Qeverisë së Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjësitet policore në vend të ngjarjes kanë mbledhur dëshmitë relevante dhe janë duke hetuar rastin.
Ndërsa në sheshin “Nëna Terezë”, Prishtinë, më 04.09.2017 në orën 23:52, ankuesi mashkull, shqiptar i Kosovës, ka raportuar se disa persona të panjohur, me sprej kanë bërë një mbishkrim në murin e objektit të Ministrisë së Kulturës.
Rasti është duke u hetuar.