Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Çezma dyshekullore në pritje të intervenimit pas thyerjes së xhamit

Çezma afro dyshekullore që gjendet në qendër të Prishtinës vazhdon të jetë me një pjesë të xhamit të thyer, shkruan sot Koha Ditore.

Ministria e Kulturës së bashku me institucionet vartëse para dy javësh, kur edhe e kanë marrë vesh dëmtimin që i është bërë monumentit, kanë hartuar raporte dhe kanë planifikuar të ndërhyjnë në rregullimin e xhamit. Por sipas MKRS-së, agjencia turke për zhvillim e rindërtim TIKA është lajmëruar për të marrë përsipër këtë punë, gjë që e ka bërë dy herë: në vitin 2015 kur xhami ishte thyer i tëri dhe më 2014, kur ai u vendos për herë të parë.

Pavarësisht që ende nuk dihet se si ka krisur një e katërta e xhamit të çezmës, institucionet e trashëgimisë kulturore rastin nuk e kanë lajmëruar në Policinë e Kosovës.

(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)