Qysh prej kur ishte zbuluar para më shumë se gjashtë vjetëve, monumenti gati dyshekullor nisi të ketë një histori tersi. Pushteti komunal e ai qendror ishin përplasur mes vete për vlerat që kishte.
Më pas u mbulua vrazhdë me zhavorr, për t’u dëmtuar në masë të konsiderueshme. Gati tre vjet më vonë u mbulua me xham. Problemet e këtij monumenti vazhdojnë, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPrej korrikut, kur një pjesë e xhamit mbrojtës u thye për herë të dytë, vazhdon të mbetet në atë gjendje. Fiks një e katërta e “çatisë” së tejdukshme të çezmës në sheshin “Skënderbeu” mbetet e plasur. Institucionet e trashëgimisë kulturore janë në pritje të organizatës turke për zhvillim e rindërtim TIKA që ta rregullojë xhamin. Por as Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prishtinë e as Departamenti i Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës nuk kanë ndonjë afat se kur do të evitohet ky problem.
Vjollca Aliu, drejtoreshë e Departamentit të Trashëgimisë Kulturore, ka thënë se TIKA e ka marrë përsipër që ta rregullojë pjesën e xhamit të thyer. Por, sipas saj, agjencia nuk e ka njoftuar MKRS-në se kur do ta bëjë një gjë të tillë.
Edona Gashi-Durguti, drejtoreshë e QRKT-së së Prishtinës, ka thënë se nuk e di se kur do të rregullohet xhami. Kjo çezmë gjendet në zemër të ish-Çarshisë së Vjetër të Prishtinës....(Më gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”)