Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dëmtohet me plumba banesa e një zyrtari policor në Prishtinë

Policia

Banesa e një zyrtari policor është dëmtuar nga një predhë e armës të premten në sheshin “Vicianum” në Prishtinë.

Banesa është mbikëqyrur nga dikush tjetër pasi zyrtari raportohet se nuk kishte qenë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në një prej dhomave, policia ka parë pesë vrima që janë shkaktuar nga predha që ka ardhur nga xhami i dritares.

Policia ka gjetur gëzhojat në parkingun e banesës.

“Dëshmitari mashkull kosovar ka raportuar se është dëmtuar një xham i banesës pronë e një zyrtari policor nga një predhë e armës. Dëshmitari e ka raportuar rastin pasi që ka qenë në mbikëqyrje te banesës në mungesë të pronarit. Në vendin e ngjarjes është vërejtur se në dhomën e gjumit janë shkaktuar pesë(5) vrima nga goditja e predhës të cilat kishin depërtuar për mes xhamit të dritares deri brenda në një vitrinë druri. Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, përball objektit banesor në parkingun e banesës janë gjetur dhe konfiskuar katër gëzhoja të armës së shkurtër te kalibrit 7.62 mm. Rasti mbetet nën hetime”, thuhet në raportin e PK-së.