Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Çiklisti 33-vjeçar goditet nga vetura, dërgohet në QKUK

mjet shperthyes

ilustrim

Një 33-vjeçar është goditur nga një veturë derisa po lëvizte me biçikletë.

Rasti ka ndodhur të martën në mbrëmje në fshatin Rogovë të Hasit, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Ai ka thënë se për shkak të lëndimeve, çiklisti është dërguar në Qendrën Klinike Universitare (QKUK).

Lidhur me rastin, Elezaj theksoi se një person i dyshuar është ndaluar për 48 orë.

“Sonte rreth orës 18:15 në fshatin Rogovë ka ndodhur aksident trafiku, ku nga një veturë është goditur një biçikletë. Për pasojë, biçiklisti (i lindur në vitin 1989) për shkak të lëndimeve (frakturë në dorë dhe shpatull), është dërguar në Spitalin Rajonal në Gjakovë dhe pastaj në QKUK. Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar Prokurori i Shtetit me vendimin e të cilit shoferi i veturës është ndalur ne mbajtje për 48 orë”, është shprehur ai.