Policia e Kosovës njofton se një grua në Prishtinë ka raportuar se bashkëshorti e ka keqtrajtuar dhe larguar nga shtëpia, derisa vuan nga një sëmundje e rëndë dhe nuk mund të kujdeset për veten.
Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari nuk ka arritur të kontaktohet, derisa rasti po vazhdon të hetohet.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj mashkull kosovar e keqtrajton atë dhe e ka larguar nga shtëpia dhe lënë pa përkujdesje. Viktima vuan nga një sëmundje e rëndë dhe nuk është në gjendje të kujdeset për veten. I dyshuari nuk është takuar nga policia, rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Artikuj të ngjashëm
-
Gruaja në Prishtinë raporton se u rrah brutalisht nga bashkëshorti, i dyshuari në arrati
-
Mosmarrëveshje rreth divorcit, gruaja rrah burrin
-
Burri raporton se i është zhdukur gruaja
-
Gruaja në Prizren raporton se bashkëshorti e dëboi nga shtëpia
-
Gruaja rrah bashkëshortin në Prishtinë, viktima merr trajtim mjekësor