Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Burrë e grua nga Kosova gjenden të vdekur në apartamentin e tyre në Francë

Burrë e grua kosovare gjenden të vdekur në apartamentin e tyre në Francë

Një burrë e një grua me origjinë nga Kosova janë gjetur të vdekur në apartamentin e tyre në qytetin Epinal të Francës. Trupat e tyre janë gjetur me plagë nga një mjet i mprehtë, që dyshohet të jetë thikë, dhe Policia nuk ka përjashtuar asnjë hipotezë për momentin, shkruan France TV Info.

Çifti ishte rreth të dyzetave. Jetonte në apartament me shtatë fëmijët e tyre, nga pesë deri në 21 vjeç.

“Plagë nga therja janë vërejtur në trupin e gruas dhe burrit”, ka konfirmuar prokurori publik i Epinal, Frederic Nahon, në një deklaratë për shtyp të publikuar të mërkurën.

“Fëmijët, njëri katërvjeçar, 13-vjeçar, 16-vjeçar, 19-vjeçar dhe 21-vjeçar u evakuuan nga dritarja e apartamentit nga zjarrfikësit. Dy fëmijët e tjerët ndodheshin në shkollë. Fëmijët e lajmëruan rastin tek autoritetet”, ka shtuar Nahon.

Nahon ka thënë se nuk duhet të përjashtohen asnjë hipotezë, teksa konfirmoi se do të kryhet autopsia, si dhe do të merren dëshmitë e fëmijëve dhe dëshmitarëve të tjerë.

Edhe Vdekja e çiftit kosovar në Francë, burri vrau gruan e më pas veten me thikë Kronikë Vdekja e çiftit kosovar në Francë, burri vrau gruan e më pas veten me thikë

Familja ishte strehuar në Francë që nga viti 2018.

Një konferencë tjetër në lidhje me rastin do të mbahet të enjten, më 28 prill.