Njësiti i Hetimeve Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjilan ka pranuar informacione nga Divizioni i patentë shoferëve ARC –Prishtinë në lidhje me dy patenta shoferi të shtetit të Austrisë që dyshohet të jenë të falsifikuara, e përmes së cilave dy persona (çift bashkëshortor) janë pajisur me leje ngasjeje në Kosovë.
“Gjatë zhvillimit të hetimeve nga njësiti i Hetimeve Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit-Gjilan, si sigurimi i dosjeve dhe dëshmive relevante të cilat ndërlidhen me rastin në fjalë, është vërtetuar se dy të dyshuar (bashkëshortë) janë pajisur me patenta shoferi të Republikës së Kosovës përmes patentave të shoferit të falsifikuara të shtetit të Austrisë. Dy të dyshuarit e lartshënuar (bashkëshortë) janë intervistuar në prezencë të avokatëve të tyre, dhe janë gjetur prova të qëndrueshme se për t’u pajisur me patentë shoferi, i dyshuari (bashkëshorti) i ka paguar 600 € një personit të tretë për ta pajisur me patentë shoferi të Republikës së Kosovës. Pas intervsitimit, ai është ndaluar në qendrën e ndalimit për 48 orë, ndërsa e dyshuara tjetër, bashkëshortja e tij, është liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia e Kosovës nga Rajoni i Gjilanit, raporton Koha.net.
Gjatë hetimeve, Policia thotë se në vazhdim është lokalizuar dhe arrestuar nga njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës edhe i dyshuari kryesor, shqiptar shtetas i Kosovës, i cili besohet se i ka pajisur ata fillimisht me leje austriake po ashtu të falsifikuara e më pastaj me leje të Republikës së Kosovës.
Edhe ndaj tij është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Të dyshuarit akuzohen për dy vepra penale “Legalizim i përmbajtjes së rreme” dhe “Falsifikim i dokumentit”, ndërsa rasti është nën hetime të mëtejme.
-
Arrestohet një person për falsifikim dokumentesh
-
Arrestohen dy persona për falsifikim të patentë shoferit
-
Tre të arrestuar, dyshohet se falsifikonin dokumente evropiane për të kërkuarit ndërkombëtarisht
-
Dy serbëve në Jarinje iu zihen dokumente false, intervistohen nga policia
-
Me patentë-shofer serb të falsifikuar tentoi ta konvertonte në dokument RKS, Policia nis hetimet